Zhvillime të tjera: Putini dhe Macroni po zhvillojnë një bisedë telefonike

06 mars 2022 | 14:19

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin është duke biseduar me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, ka raportuar televizioni shtetëror rus.

Kjo bisedë vjen pas një bisede që sot Putini ka pasur me Rexhep Taip Erdogan, për të cilën është raportuar më herët, raporton “Sky News”.

Në ketë bisedë është thënë se Erdogani i ka kërkuar Putinit të sigurojë një armëpushim në Ukrainë.

Sa i përket bisedës mes Macron dhe Putin, duhet cekur se kjo nuk është biseda e parë mes tyre, një tjetër është realizuar me herët, por sipas raportimeve nuk ka dhënë rezultatin e kërkuar nga Macron.

Këto biseda, shihen si një tentim për t’i dhënë fund konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës, përmes diplomacisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësministri në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD)…