MPJD-ja reagon ashpër ndaj deklaratës së Vuçiqit

06 mars 2022 | 14:15

Zëvendësministri në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) në Kosovë, Kreshnik Ahmeti, ka reaguar pas deklaratës së presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, sipas të cilit asnjë shtet nuk mund të futet në Bashkimin Evropian para Serbisë.

Sipas Ahmetit, Vuçiqi është i njohur për ekzagjerimin e deklaratave të homologëve të tij.

Ai në një postim në llogarinë e vet në “Twitter”, ka thënë se është lajm i keq në rast se një vend i cili e mbështetë sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës të jetë i pari në rajon që i jepet mundësia të futet në BE.

“Por, nëse është e vërtetë që një vend që mbështet pushtimin rus dhe provokon tensione në rajonin e tij do të jetë i pari që do të hyjë në BE, është sinjali më i keq për BE-në, ka shkruar Ahmeti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Imazhe të reja janë publikuar nga Irpin, një qytet 20…