Zhvillimet në veri, Kurti takon Von Cramonin

28 maj 2023 | 11:56

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga deputetja e Kuvendit të Kosovës, njëherësh kryetarja e Komisionit Parlamentar për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, Fitore Pacolli Dalipi, sot në mëngjes takoi raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, e shoqëruar nga shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog dhe bashkëpunëtorë të tjerë.

Qeveria ka njoftuar se Kurti dhe Cramon biseduan për zhvillimet në vend, me theks procesin e dialogut në Bruksel dhe marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe për procesin pas-zgjedhor në katër komunat në veri të vendit.

“Kryeministri rikujtoi se zgjedhjet në katër komunat në veri të vendit ishin shtyer një herë në dhjetor dhe se tani pas mbajtjes së tyre me 23 prill, është e rëndësishme që të fillojmë sa më parë me ofrimin e shërbimeve bazike për qytetarët, të cilat kanë munguar që nga fillimi i muajit nëntor të vitit të kaluar pas dorëheqjes së kryetarëve pararendës. Ndërsa, për sa i përket dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të Zbatimit të saj, ai përsëriti që duhet zbatim i shpejtë, i plotë dhe i pakushtëzuar”, ka njoftuar Qeveria.

Kryeministri ka shtuar se ishte kënaqësi të priste Cramonin në takim në këto kohë të rëndësishme dhe e falënderoi atë për përkrahjen për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe Bashkimin Evropian.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka organizuar seminarin për ?????…