Zhvillonin baste të kundërligjshme sportive, arrestohen dy persona në Deçan

14 tetor 2019 | 14:56

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Deçan, të cilët dyshohet se kanë zhvilluar veprimtarinë e kundërligjshme të basteve sportive.

“Përveç të dyshuarit në atë lokal janë hasur edhe pesë persona, klientë. Njësiti përkatës i policisë ka konfiskuar: një laptop, dy printerë, katër resiverë, dy DVR, dy virelesa, shtatë monitorë dhe një numër i konsiderueshëm i tiketave të shtypura për lojëra të ndryshme”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe inspektorët komunalë, të cilët e kanë mbyllur lokalin, kurse të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Futbollit e Kosovës dhe Federata e Futbollit e…