Zidane: Bale do të largohet nga Reali

21 korrik 2019 | 11:57

Real Madridi pësoi humbje në ndeshje miqësore ndaj Bayern Munchen (3-1), kurse Gareth Bale nuk u inkuadrua fare në lojë.

Pas ndeshjes trajneri Zinedine Zidane ka konfirmuar se ylli i Uellsit do të largohet nga Real Madridi.

“Bale nuk luajti sepse ai është shumë pranë largimit. Shpresoj se ai do të largohet së shpejti, pasi do të ishte gjëja më e mirë për të gjithë. Jemi duke punuar për transferimin e tij në një klub të ri. Nuk kam asgjë kundër tij, ama vjen koha kur gjërat duhet të bëhen sepse duhet të bëhen patjetër. Më duhet të marr vendime dhe të bëj ndryshime”, ka thënë Zidane.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) më 3 gusht do të…