Zidane: Bayerni na vuri në vështirësi, tani të fitojmë në Kiev

02 maj 2018 | 11:51

Trajneri i Realit, Zinedine Zidane është shfaqur mjaft i lumtur që arriti finalen e tretë radhazi në Ligën e Kampionëve. Gjithsesi francezi u tregua realist dhe pranoi se skuadra e tij vuajti shumë përballë Bayernit.

“Të them të drejtën e nisëm shumë keq ndeshjen dhe në pjesën e parë vuajtëm shumë. Në të dytën ndryshuam diçka dhe vumë nën kontroll lojën, por duhet të pranoj se Bayerni dhuroi një paraqitje mjaft të mirë. Gjithsesi jam shumë i lumtur që jemi në finale dhe do të duhet të synojmë të ngremë trofeun për herë të tretë”, ka thënë Zidane.

Vitin e kaluar Reali theu rekordin me dy Liga të Kampionëve radhazi, ndërsa këtë vit ka mundësi ta thellojë atë. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Zinedine Zidane, që ka fituar dy Liga të Kampionëve radhazi dhe për më tepër, ka mundësi të bëhet i pari trajner që fiton 3 herë këtë kompeticion, raporton “Tch”.

“Dy finalet e para kanë qenë shumë të bukura, pasi i kemi fituar. Këtë të tretën duhet ta luajmë, por nuk e fsheh që do të doja të fitonim edhe në Kiev, pasi mendoj se e meritojmë. Kam një skuadër shumë të pjekur në fushë, që luan qetë dhe gjen momentin e duhur për të goditur kundërshtarin”, ka shtuar trajneri i Realit të Madridit.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shumica e prodhuesve të makinave raportuan se ka një rënie…