Zidane do të largohet nga Reali, ky pritet të jetë trajneri i ri

16 maj 2021 | 13:18

Zinedine Zidane ka vendosur të largohet nga Real Madrid në fund të sezonit dhe vendimin e tij ia ka komunikuar lojtarëve.

Para këtyre të fundit, vendimin e ka ditur vetë presidenti Florentino Perez, që tashmë po mendon për pasuesin e francezit dhe kërkimet e tij duket se janë drejtuar në një pistë të qartë. Në listën e pasuesve të Zidane janë vetëm tre emra, por vëmendjen kryesore të presidenti e ka Max Allegri.

Ish-trajneri i Juventusit prej dy sezonesh është i papunë. Fabrizio Romano raporton se ka pasur kontakte mes trajnerit dhe Perez dhe Allegri e ka pranuar ofertën për drejtuar klubin e “Los Blancos”. Përveç Allegrit, Raul shihet si një opsion shumë i mirë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Grupi militant Hamas që udhëheq me Rripin e Gazës ka…