Zidane: E ardhmja ime varet nga suksesi në Champions

25 janar 2018 | 21:26

Zinedine Zidane ka thënë se është duke përjetuar momentet më të këqija si trajner i Real Madrid.

Francezi ka thënë se e ardhmja e tij në Bernabeu varët nga suksesi që skuadra do të ketë në Champions League, shkruan BBC, përcjell Klan Kosova.

Zidane arriti që bëjë historinë me Realin, duke fituar radhazi dy herë garën më të madhe evropiane, por që sivjet ka ngecur shumë në La Liga.

Los Blandos janë 19 pikë prapa Barcelonës në kampionat dhe të mërkurën e eliminuan nga Leganes në Copa del Rey.

“Është fiasko”.

“Po kaloj momentet më të këqija si trajner. Nuk pendohem për diçka gjatë lojës, e marrë përgjegjësinë për gjithçka që bëjë”.

“Unë jam përgjegjësi, unë jam trajneri dhe unë duhet të gjejë zgjidhjen”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në bisedën e zhvilluar me homologun kroat, Andrej Plenkovic në…