Zidane, Iscos: Unë vendosi kush luan e kush nuk luan

27 tetor 2020 | 10:17

Zinedine Zidane, trajneri i Real Madridit, i është përgjigjur Iscos pas videos që rrodhi ku kamerat kanë kapur mesfushorin duke folur për trajnerin francez.

“Mua më ndërron në minutën e 50’ apo 60’ të ndeshjes. Nganjëherë edhe në pushim të pjesës së parë. Nëse duhet të më fus në lojë, më inkuadron në minutën e 80”, është kapur Isco nga kamerat e El Partidazo duke iu thënë shokëve; Joviq, Modriq, Vasquez e Marcelo.

Lidhur me këtë është pyetur në konferencë për media edhe Zizu, para ndeshjes në Champions League me Borussia Monchengladbach.

“Ai dëshiron të luajë si çdo lojtar tjetër dhe ky është problemi. Të gjithë duan të luajnë, të gjithë duhet të punojnë dhe të jenë të gatshëm, kështu ka qenë gjithmonë në këtë ekip dhe gjithmonë janë të përgatitur. Në fund jam unë ai që vendosi kush luan e kush jo”, u shpreh Zinedine Zidane.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Speciale ende nuk ka bërë të ditur se a…