Zidane: Luajtëm një lojë të shkëlqyeshme

07 prill 2021 | 18:02

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka mbetur i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve të tij në fitoren ndaj Liverpoolit në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve (3-1).

“Ndihem mirë dhe jam shumë krenar, por është një përzierje emocionesh. Ne luajtëm një lojë të shkëlqyeshme, me vështirësi në fillim të pjesës së dytë, por kemi luajtur një lojë shumë të mirë dhe jam krenar për të gjithë”, ka thënë Zidane.

“Nuk është e lehtë, kjo është Liga e Kampionëve. Ndeshja e kthimit ende mbetet. Nuk do të jetë e lehtë. Vinicius po luan mirë. Ai po ndihmon ekipin dhe kur shënon një gol kjo i jep energji. Kjo është e sigurt”, ka shtuar Zidane.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prishtina u mposht nga Llapi në “Fadil Vokrri” në kuadër…