Zidane: Mbappe – Haaland si Messi – Ronaldo

19 shkurt 2021 | 17:24

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka folur në lidhje me Kylian Mbappe dhe Erling Haaland, dy yje të futbollit botëror të lidhur me një transferim të mundshëm te Reali.

“A më pëlqen Mbappe? Shikoj të gjitha ndeshjet dhe kënaqem kur shoh gjëra të bukura, siç ndodh me të gjithë tifozët. Mbappe e Haaland, pasuesit e Messit dhe Ronaldos? Do të shohim. Ata janë shumë të mirë, sikurse Messi, Ronaldo e Neymari. Janë lojtarë të rinj, të së tashmes dhe të ardhmes. A i kam thënë Perezit të firmosë me Mbappen? Nuk i kam dërguar asnjë mesazh. Tifozët kanë të drejtë të kenë një mendim, natyrisht”, ka thënë Zidane.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I mituri i asaj kohe i cili ka qëndruar më…