Zidane: Nuk është turp eliminimi nga Alcoyano

21 janar 2021 | 11:34

Nëse trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane do të shpëtojë këtë herë, do të jetë një mrekulli.

Mbrëmjen e djeshme të gjitha mediat e konsideronin të rrezikuar stolin e tij në klubin madrilen, por Zizu e merr me qetësi. Ai nuk e konsideron turp eliminimin nga Kupa e Mbretit, por thotë se gjëra të tilla mund të ndodhin në futboll.

“E di që luanim ndaj një skuadre inferiore dhe duhet të fitonim, por nuk është turp. Futbolli është i tillë dhe ka surpriza. Mund të ndodhin gjëra të tilla në futboll dhe në karrierën e një trajneri ka surpriza. Unë jam përgjegjës për këtë. Do të marr përgjegjësi sepse djemtë dhanë gjithçka në fushën e lojës dhe u përpoqën që të kualifikoheshin. Duhet të urojmë rivalin për ndeshjen që bëri. Tani të punojmë për t’u përmirësuar në ndeshjet në vijim. Shkarkimi? Të ndodhë ajo që duhet të ndodhë”, ka thënë Zidane.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Guvernatori Andrew Cuomo ka thënë New York mund të bëhet…