
Zidane nuk heq dorë nga transferimi i Pogbas
09 korrik 2020
| 15:09
Zinedine Zidane nuk dëshiron të dorëzohet për Paul Pogban. Operacioni është mjaft i ndërlikuar, posaçërisht për çështjen ekonomike: trajneri i “Blancos” nuk dëshiron të bëjë prapaktheu dhe do të përpiqet në çdo mënyrë për të arritur te francezi, me James Rodriguezin si të përfshirë në një këmbim.
Lajmi është bërë i ditur nga “LEquipe”, ku flitet se parapëlqimi mes mesfushorit kampion bote dhe Real Madridit është gjetur me kohë dhe flitet për një rrogë faronike prej 20 milionë eurosh në sezon dhe bonuse.
Ndërkohë, Manchester Unitedi kërkon të paktën 120 milionë euro në tavolinë për ta biseduar shitjen.