Zidane refuzon Real Madridin

03 maj 2026 | 11:38

Trajneri francez Zinedine Zidane thuhet se ka refuzuar mundësinë për një rikthim në stolin e Real Madrid, pasi i kishte dhënë tashmë fjalën Federatës Franceze të Futbollit.

Zidane vazhdon të jetë pa angazhim në ndonjë klub që prej largimit të tij nga “Los Blancos”, në një kohë kur klubi madrilen po përballet me një periudhë të vështirë në aspektin sportive, transmeton Klankosova.tv.

Skuadra është pranë përfundimit të një tjetër sezoni pa trofe, duke shtuar presionin mbi drejtuesit dhe stafin teknik.

Sipas raportimit të “Diario AS”, drejtuesit e Real Madridit kishin kontaktuar drejtpërdrejt Zidanen që në muajin dhjetor, duke i kërkuar që të rikthehej për të zëvendësuar Xabi Alonson.

“Real Madridi kishte kontakt direkt me Zinedine Zidane në muajin dhjetor, duke i kërkuar ta zëvendësonte Xabi Alonson”, shkruan mediumi spanjoll.

Megjithatë, transmeton klankosova.tv, përgjigjja e teknikut francez ka qenë negative, ai ka bërë të ditur se tashmë ishte vonë për një rikthim, pasi kishte mbyllur marrëveshjen me Federatën Franceze.

Ai pritet të marrë drejtimin e Franca pas përfundimit të Kupa e Botës 2026, ku do të pasojë aktualin Didier Deschamps.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtruesja e detyrës së shefes së BE-së në Kosovë, Eva…