Zjarr i madh në një pallat në Tiranë, 6 të asfiksuar, ushtria ndërhyn me helikopter për shuarjen e flakëve

14 prill 2026 | 19:21

Fasada e një pallati është përfshirë nga flakët pasditen e së martës në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në zonën tek Farmacia 10, përballë spitalit “Nënë Tereza”.

Gazetarja Sara Demushi raportoi deri në këto momente ka ende prani të flakëve me gjithë ndërhyrjen e zjarrfikësve për të vënë në kontroll zjarrin.

Nuk dihet ende nëse ka persona të lënduar nga zjarri apo shkaqet e rënies së zjarrit.

E gjithë zona është nën pushtetin e tymit pë shkak të zjarrit që ka përfshirë fasadën e pallatit në zonën e ‘5 Majit’.

VIDEO:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca, ka…