Zjarr i madh në një restaurant në Prevallë

30 mars 2019 | 21:13

Një zjarr i madh ka kapluar një restorant në Prevallë. Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi teksa edhe ka dhënë detaje për rastin.

Ai ka thënë se nga hetimet fillestare, dyshohet se zjarri  është shkaktuar nga energjia elektrike.Po ashtu, Gashi ka bërë të ditur se nuk është raportuar për të lënduar nga ky rast.

Ndërkohë ka thënë se dëmet janë të konsiderueshme. “Rasti ka ndodhur në një restaurant në Prevallë. Fatmirësisht në këtë fatkeqësi nuk ka viktima dhe as të lënduar. Nga hetimet e para është  bërë e ditur se nuk ka të lënduar ndërkaq që dëmet janë të konsiderueshme”, ka thënë ai.

Ai po ashtu ka bërë të ditur se njësitet e zjarrfikësve kanë lokalizuar dhe kanë reaguar për shuarjen e zjarrit. /Lajmi.net/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Milan Skriniar do të rinovojë kontratën me Interin. Sipas të…