Zjarr në një burg në Raid, 3 të vdekur e 21 të lënduar

12 dhjetor 2019 | 20:34

Së paku tre të burgosur humbën jetën sot dhe 21 u plagosën në një zjarr që shpërtheu në një burg në Riad, kryeqyteti i Arabisë Saudite.

Mediat saudite, duke cituar zyrtarët, raportuan se zjarri shpërtheu në orën 5 të mëngjesit sipas orës lokale në burgun Al-Malaz.

Zyrtarët thonë se të burgosurit u evakuuan shpejt dhe ndihma u dha të dëmtuarve në spital.

Është një burg në qendër të Riadit, ku gratë dhe burrat po vuajnë dënimet e tyre. Midis tyre janë të burgosur politikë dhe aktivistë të të drejtave, raporton “AP”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Duhej që dasma të ishte dita më e lumtur e…