Zjarr në një ndërtesë në Tiranë, evakuohen banorët

25 maj 2026 | 08:12

Një zjarr ka rënë pak pas mesnate në një pallat në lagjen “Ali Demi” në Tiranë, në kompleksin rezidencial “Kadiu”.

Si pasojë e incidentit, një banore ka pësuar asfiksi nga tymi dhe është transportuar në spital për të marrë ndihmën mjekësore të nevojshme.

Gazetari i A2 CNN Igli Çelmeta bën me dije se flakët dyshohet se janë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike, ndërsa tymi i dendur është përhapur me shpejtësi në ambientet e pallatit, duke detyruar evakuimin e banorëve.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve dhe vënien e situatës nën kontroll, shkruan A2CNN.

Fatmirësisht nuk raportohet për persona të tjerë të lënduar, ndërsa autoritetet po punojnë për të përcaktuar shkaqet e plota të zjarrit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përdorimi nga Rusia i raketës balistike me rreze të mesme…