Zjarr në një shtëpi në Zubin Potok, policia jep detaje

17 gusht 2025 | 15:16

Një shtëpi është përfshirë nga zjarri, në orët e para të mëngjesit të së dielës, në fshatin Uglar të Zubin Potokut.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, njësitë policore dhe ato të zjarrfikësve janë përgjigjur menjëherë, duke arritur ta lokalizojnë dhe shuajnë zjarrin.

Zjarri është thënë se ka përfshirë një kat të objektit, i cili më herët kishte shërbyer si shtyp-shkronjë, ku si pasojë, janë shkaktuar dëme materiale të konsiderueshme, por nuk janë raportuar persona të lënduar.

“Lidhur me rastin, njësitë e Hetimeve Rajonale në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicë Veri janë duke e trajtuar çështje, ku ne lidhje me këtë është njoftuar edhe eksperti i zjarreve për te përcaktuar shkakun e zjarrit. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është inicuar rasti “Shkaktim i rrezikut të përgjegjshëm”, ka njoftuar policia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Barcelona e nisi me fitore sezonin e ri të La…