Zjarr në repartin e Kirurgjisë në spitalin e Shkodrës

13 janar 2024 | 19:59

Reparti i Kirurgjisë në spitalin e Shkodkës është përfshirë nga flakët pasditen e sotme.

Mësohet se zjarri ka nisur në dhomën e mjekut të rojës, e më pas tymi ka bllokuar të gjithë repartin. Disa pacientë janë nxjerrë jashtë dhe janë boshatisur disa reparte të spitalit, teksa zjarrfikësit po ndërhyjnë për shuarjen e flakëve Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Në momentin e zjarrit, pacientët dhe stafi mjekësor i infermierëve janë zhvendosur në një mjedis të sigurt të spitalit dhe nuk kanë probleme.

Paraprakisht dyshohet se shkak për zjarrin mund të jetë bërë një ngrohëse elektrike në dhomën e mjekut, e cila është lënë ndezur dhe dyshohet se ka shkaktuar një shkëndijë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Votuesit në Tajvan zgjodhën si president kandidatin e Partisë Demokratike…