Zjarret fushore po shihen si problem në Ferizaj

11 mars 2019 | 15:26

Ditëve të fundit në Komunën e Ferizajt janë shpeshtuar rastet e zjarreve fushore dhe atyre malore. Kjo ka bërë që të hënën të reagojnë institucionet e pushtetit lokal por edhe Policia e Kosovës.

Gjatë një konference të përbashkët për medie, të thirrur nga drejtori i Shërbimeve Publike, Arben Halili, drejtori i Bujqësisë Burim Bajrami, koordinatori i Inspektoratit, Ridvan Berisha, komandanti i stacionit të policisë, Ymer Kaçara, si dhe komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve, Halil Osmani, kanë apeluar tek qytetarët që ta shtojnë kujdesin ndaj kësaj dukurie e cila mund të merr përmasa shqetësuese dhe e cila do të jetë me rrezik për jetët e njerëzve dhe ekonomitë familjare.

Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Arben Halili, ka thënë se vetëm gjatë kësaj pjese të muajit mars janë shënuar hiq më pak se 100 raste të zajrrvënies.

Ai madje ka apeluar te qytetarët që ta shtojnë kujdesin ngase pasojat munden me qenë të paparashikuara.

Në anën tjetër edhe komandanti i stacionit të Policisë në Ferizaj, Ymer Kaçara, ka thënë se policia është vënë në funksion të parandalimit të kësaj dukurie. Duke i komentuar rastet e fundit, ai ka thënë se policia ka identifikuar disa raste të zjarrvënës në Komunën e Ferizajt.

Zjarret janë duke u parë si problem edhe për Brigadën e Zjarrfikësve edhe për Inspektoratin e komunës. Këta të fundit kanë thënë se zjarrvënia është e sanksionuar me ligj dhe me këtë rast do ta aplikohen gjobat.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shteti i Kosovës i ka treguar dhëmbët edhe një herë,…