Zjarrfikësit marrin pagesat e orëve shtesë për vitin 2022

28 dhjetor 2023 | 23:12

Ministria e Financave sot ka procesuar mjetet shtesë për Zjarrfikësit e Kosovës. Zjarrfikësit janë kompensouar për obligimet e mbetura për vitin 2022, për orët jashtë orarit, punën gjatë festave dhe kompensimet për punë gjatë ndërrimeve të natës.

Kryetari i Sindikatës së zjarrfikësve të Kosovës Muharrem Beka tha për ”Indeksonline” se Qeveria e Kosovës e mbajti fjalën, sa i përket ndarjes së pagesave për orët shtesë, për vitin 2022.

“Çdo herë na ka thënë se kemi me i kompenzu. Ka qenë zotim por zjarrfikësit e humbën durimin. Prapë jemi takuar me ministrin Sveçla dhe na ka thënë se  nuk do të iu mbesim borxh dhe e kryjmë.  Zjarrfikësit sot iu kanë dalë mjetet e pakompenzuara për vitin 2022. Qeveria e ka mbajtë fjalën. Kanë qenë zotime se do t’i kryejnë dhe në fund është kryer pagesa”, tha ai.

Ndërsa thotë se ky është një hap para sa i përket kushteve të zjarrfikësve edhe pse ka shumë edne për t’u bërë.

“Është bërë një hap para dhe pse ka shumë pakënaqësi. Ka për tu bërë ende por kompenzimet për jashtë orarit, punën gjatë festave dhe kompensimet për punë gjatë ndërrimeve të natës po kryhen. Presim në vitin 2024 sepse çështja e rrezikshmërisë ka mbetur pa zgjidhur. Ka shumë probleme por gradualisht po shpresojmë që të rregullohet statusi i zjarrfikësve dhe çështja e buxhetit”, tha ai. .

Beka e quan lajm të mirë për zjarrfikësit në këtë fundvit marrjen e pagesave për orët shtesë.

“Është lajm i mirë për zjarrfikësit. Është e mirëseardhur në këtë kohë krize dhe në këtë fundvit, që sado pak t’i lehtësohet kostoja e jetës dhe me lehtë t’i kalojmë festat e fundvitit. Pagat e zjarrfikësve janë të ulta. Me në fund një lajm që sado pak jep shpresë se më nuk do të kemi probleme të kësaj natyre”, tha ai.

Ndërsa thotë se në takimet që kishin me zyrtarë qeveritar, u kanë premtuar  dhe se mbesin me shpresë se gjendja e zjarrfikësve do të përmirësohet.

“Ne prapë do t’i drejtohemi Qeverisë, do të artikulojmë kërkesat dhe si prioritet kërkesat që të plotësohen që shërbimi të ec para. Kërkesat tona janë legjitime”, tha ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vjedhjet e shumta nëpër shtëpi e banesa përveç që po…