Zogaj e quan ekzekutivin “qeveri të sharlatanëve”, po organizoni zgjedhje partiake në kohë greve
25 shtator 2022
| 19:35
Njohësi i çështjeve politike, Petrit Zogaj, e ka quajtur Qeverinë e Kosovës si “sharlatane”, në ditën kur partia që qeverisë me vendin organizon zgjedhje të brendshme.
Sipas Zogajt, në kohën kur shkollat janë të mbyllura, ky subjekt organizon zgjedhje.
“Partia qe ka organizu zgjedhje sot po qeverise me Kosoves per dy vite. Nderkohe qe, po behet nje muaj qe shkollat jane mbyllur pikerisht nga kjo qeveri e sharlataneve. Çfare tallje me 2 milion njerez”, ka shkruar Zogaj në Facebook.
Albin Kurti është kandidati i vetëm për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje.



