
Zogaj ironizon me pushtetin: Çka po na duhen urat me Perëndimin, kur i kemi dy urezat në Mitrovicë?
19 shtator 2025
| 11:03
Analisti Petrit Zogaj ka ironizuar për raportet Kosovë – ShBA.
Duke komentuar lavdërimet e pushtetit për ndërtimin e dy urave të reja mbi lumin Ibër, ai është tallur keq me eksponentët e Lëvizjes Vetëvendosje.
“Ne fund të ditës çka po na duhen urat me Perëndimin, kur i kemi dy urëzat në Mitrovicë, që lidhin veriun me jugun?”, ka shkruar Zogaj në “Facebook”.