Zogaj: Nëse LV-ja e ndërron kandidatin zhbllokohet kriza politike

16 korrik 2025 | 15:17

Deputeti i LDK-së, Alban Zogaj, tha se Lëvizja Vetëvendosje si grupi më i madh parlamentar e ka për detyrë që të gjejë zgjidhje për krijimin e shumicës për konstituimin e Kuvendit.

Sipas tij, thirrjet e ndërkombëtarëve për formimin e institucioneve duhet të merren parasysh nga LVV-ja.

‘’Thirrje ka pasur prej fillimit prej partnerëve dhe ambasadorëve për krijimin e institucioneve. Ato thirrje janë më të drejtë. Kemi prit që kanë me qenë thirrjet edhe më të fuqishme. Tash së fundi janë shpeshtuar. Këto thirrje duhet të drejtohen kah Albin Kurti dhe partia fituese e zgjedhjeve. Partia fituese e ka autorizimin që të veproj dhe me ec tutje me zhbllokim të situatës. E kanë mundësinë, nëse ndërrohet kandidati zhbllokohet situata”, tha ai. /RTV21

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Klubi i Xhudos “Z'dežele” Sankaku në Celje, Slloveni, ka mirëpritur…