Zogaj: Shumë shpejt qytetarët do të mund të pajisen online me certifikatën e të kaluarës penale

21 prill 22:55

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj, ka thënë se së shpejti qytetarët do të mund të pajisen online me certifikatat e të kaluarës penale, pa pasur nevojë që fizikisht të paraqiten para sporteleve në gjykata.

Siç bëhet e ditur, sistemi elektronik qendror dhe modern është themeluar tashmë dhe është funksional në të gjitha gjykatat themelore dhe degët përkatëse, në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës dhe faza pilotuese është duke u zhvilluar me sukses.

Kryetari i Gjykatës Supreme, Enver Peci, shprehu falënderimin për angazhimin e këtij projekti dhe të KGJK-së për këtë proces të rëndësishëm të reformimit të sistemit të drejtësisë, e sidomos për frymën konstruktive dhe pozitive të punës në punëtori, shkruan telegrafi.

Ndër të tjera, ai prezantoi aspekte të rëndësishme të procesit të rehabilitimit ligjor, proces ky i cili në të ardhmen pritet të kryhet në mënyrë automatike nga sistemi elektronik qendrore.

Në përfundim të ditës së parë të punëtorisë, Kryesuesi Zogaj kërkoi angazhimin maksimal të të gjithë pjesëmarrësve si dhe falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen dhe kontributin e tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lojtari i Manchester United, Cristiano Ronaldo, bashkë me partneren e…