Zogiani: Marrëveshja e Uashingtonit e thellon sjelljen e Kosovës si autoritet joshtetëror  

20 shtator 2020 | 13:31

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Zogiani ka thënë se marrëveshja e Uashingtonit është negociuar në kurriz të Kosovës.

Në një konferencë për media, ai ka thënë se me pikën për autostradën, hekurudhën dhe linjën ajrore që lidh Kosovën dhe Serbinë si dhe pikat e tjera, Kosova po vazhdon të trajtohet si autoritet joshtetëror.

“Kur flitet për hekurudha, autostrada, në këto marrëveshje nuk gjenden referenca për pikat kalimtare si pika kufitare. Vazhdojmë të pranojmë një proces që thellon sjelljen e Kosovës si autoritet jo shtetëror. Marrëveshje infrastrukturore forcojnë jashtëzakonisht rolin e Serbisë në rrjetin ndërkombëtar të transportit. Praktikisht, me ndihmën e Kosovës, Serbia do jetë vendi ku do kalojnë dy korridore”, ka thënë ai.

Zogiani ka deklaruar se me këtë marrëveshje, zhvillimi i Kosovës do të lidhet me atë të Serbisë.

“Qeveria Hoti këto projekte i ka reduktu në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë, do të thotë se zhvillimi i Kosovës detyrohet nëpërmjet Serbisë. Gjithçka që zhvillohet në kontekstin e zhvillimeve infrastrukturore shihet përmes prizmit të Serbisë”, ka vlerësuar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jeni mësuar që gati gjatë gjithë kohës ta shikoni bionde,…