“Zoti Cfeklla, mos më shit mend, ec”, përplasje në mbledhjen e komisionit që e lëshoi Sveçla

12 tetor 2021 | 10:59

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, e kanë lëshuar mbledhjen e Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, ku ishin ftuar për të raportuar, pasi është kërkuar që një gjë të tillë ta bëjnë ndaras.

Kur Sveçla dhe Mehmeti janë çuar nga karriget për ta lëshuar mbledhjen, ka pasur replika dhe ngritje zëri në komision.

Kryetari i këtij komisioni, Bekë Berisha, ka thënë se i kishte ftuar të raportonin ndaras, ndërsa deputeti i PDK-së, Elmi Reçica fillimisht ka nisur replikat me Sveçlën.

Sveçla: Ju nuk mundeni me ma caktuar ekipin.

Reçica: Ti deputet ke qenë vetë… Pse të pengon ty? A s’i di gjërat që duhet me e marrë drejtorin këtu a?

Sveçla: Unë e marrë ekipin tim, edhe drejtorin.

Berisha: Ti ke bërë gabime të mëdha. Nuk je i zoti me u përgjigj pa e pasur atë aty.

Më pas, Berisha ka pasur replika edhe me deputetin e Vetëvendosjes, Enver Dugolli.

Berisha: I kam thirrur ndaras, e dini ju të gjithë. Nuk është në ekip, ai është drejtor edhe pa qenë ky ministër.

Dugolli: S’un` ia cakton.

Berisha: Unë ia caktoj se ia kemi caktuar gjithherë. Mundem me ia caktuar edhe ti rri mirë. Hajde ecni, s’keni nevojë hiç me ardhur… Ju kam thirrur ndaras.

Pasi Sveçla nisi t’i replikonte, Berisha ka vazhduar: Zoti Cfeklla, dëgjomë, mos më shit mend. Hajde ec!.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka…