Zoti dhe shkenca

23 shkurt 2021 | 23:05

Shkruan: Agim Dobruna – 

Filozofi i madh gjerman Friedrich Niche, i entuziazmuar me teorinë e specieve të biologut dhe shkencëtarit Charles Darwin i cili e shpjegon evolucionin e qenieve deri te Homo Sapiens, kishte thënë: Zoti Vdiq!

Vite më vonë kisha lexuar diku se një mbrojtës i zotit (nganjëherë mendoj se mund të këtë qenë shqiptar), në përmendoren e varrit të Niches kishte shkruar: “Vdiq Niche – Zoti”! Ndërkohë që Niche vazhdon të jetoj me të njëjtat kritere mbi te cilat jeton edhe Zoti, ngase Niche ka fituar pavdekësinë e madhe siç do të thoshte M. Kundera!

Ka rreth katërmijë vite që njerëzimi përballet me dilemën e zotit. Fetë monoteiste: Abrahamike, Judaizmi, Krishterimi e Islami qe dymijë vite janë temë e dilemave njerëzorë. Me zotin pro, apo kundër, është marrë njerëzimi gjatë tërë kësaj kohe, njerëz të rëndomtë shkencëtar e filozof.

Volteri në Traktat mbi Tolerancën thotë, “Sikur zoti të mos ekzistonte, do te duhej ta krijonim” – për të vazhduar se ai, Zoti pra, është krijuar nga njeriu. Edhe një fëmijë 3 vjeç po t’i thoshim se Zoti krijoj njerëzimin, tokën, detin dhe të gjitha krijesat, ai do te ju pyes “po zotin kush e krijoj?”

Duke pasur parasysh shtresat sociale Volteri thotë “Nuk ka Zot, por ketë mos ja thoni shërbëtorit tim, se do të më heqë kokën deri sa jam në gjumë!”  Pra sipas kësaj, shtresat sociale më të ulta (të varfëra e pak të arsimuara) janë të prirura të jenë më të përfshira në besime fetare, ndërsa njerëzit e arsimuar e besojnë shkencën, klasa sunduese fenë e konsideron të dobishme. Të gjitha fetë monoteiste (pra besimi në një zot) në të vërtet janë të pa sinqerta nga se secila nga ato dëshiron ta imponoj zotin e vet p.sh. Islami me parimin që Allahu është një e tjetër nuk ka, pastaj në mënyra të ndryshme të sofistikuar të njëjtën gjë e bëjnë besimtarët e Zotit të Hebrenjve,  Zotit të Krishterëve, Zotit Filozofik, Zotit Natyrë…

Në të vërtet cila është dobia e ekzistencës së Zotit apo më saktë e feve, kur dihet që të gjitha fetë u krijuan nga njeriu? Shkrimtari dhe Nobelisti José Saramago thotë: “Të gjitha fetë, pa përjashtim, nuk kanë qenë dhe nuk do të jenë kurrë për të afruar njerëzit, por e kundërta, kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë shkaku i vuajtjeve, tragjedive dhe violencës monstruoze fizike e mendore që përbëjnë një nga kapitujt më të errët të historisë së njerëzimit.

Kemi parasysh këtu periudhën e Inkuizicionit dhe errësirën mesjetare që shkaktoj kisha, me këtë rast kujtojmë Giordano Brunon, ndalimin e zhvillimit të shkencës, arsimit e teknologjisë. Vite më parë Papa kishte kërkuar falje në emër te kishës për të këqijat që ajo ia kishte shkaktuar njerëzimit. Kërkim falja zbutë fajin e sajë por në ndër dije është refleksion për vlerat shkencore.

Shqiptarët si një popull i lashtë por shumë i vogël, e më më se shumti fe (Zota) nuk është se patën ndonjë përfitim nga kjo. Tek e fundit kujtojmë periudhën gati 40 vjeçare të ateizmit zyrtar, në të cilën nuk është se shqiptarët humbën vlera morale, përkundrazi e forcuan identiteti kombëtar.

Duke parë ketë, armiqtë e kombit shqiptarë ndërtuan strategji dhe realizuan plane. Akademia e Shkencës dhe Artit e Serbisë, për të dobësuar elementin atdhetar të shqiptareve, hartoj Memorandumin 2 në të cilin pos tjerash propozoj që të krijohet infrastrukturë fetare duke propaganduar ndërtim të sa më shumë xhamive në hapësirat shqiptare. Ky plan u realizua me përpikëri, entuziazëm dhe shpejtësi të frikshme. Këtij projekti ju bashkëngjiten qytetarë hallexhinj të pa arsimuar e të manipuluar.  Por më keq, kjo u përkrah nga strukturat politike të Kosovës pa rezervë, nga gazetar gjysmë analfabet dhe media të shitura (media e gazetar që e shiten edhe etiken profesionale), përderisa në të njëjtën kohë dobësoheshin shkollat e Universitetet. Hapeshin të reja pa kritere, e jepeshin tituj shkencor në stilin e “ Aksham Pazarit” vetëm e vetëm për të blerë rehatin sociale dhe për të blerë vota.

Për 20 vite klasa politike e Kosovës ndërtoj rreth 1000 xhami, dhe asnjë spital të vetëm, muze, apo sallë koncertesh.

Të kthehemi te entuziazmi i Niches po të vështrojmë atë që po i ndodhë njerëzimit me pandeminë COVID-19, atëherë – Zoti vdiq përfundimisht!” Pse, do te thoni ju. Për herë të parë në dy mijë vjet monoteizëm të gjitha fetë pa dallim, të gjithë priftërinjtë, hoxhallarët, popat, madje edhe Papa vet ju subordinuan (nënshtruan) shkencës. Pra shkenca tha ka një virus. Para këtij virusi Zoti doli të jetë I pafuqishëm. Për herë të parë në dy mijë vjet sheshi Shën Marku i Vatikanit është I zbrazët, kurse për herë të parë Meka mbeti si fantazmë e mbyllur për Haxh!

Çfarë po ndodhë në hapësirat shqiptare? Si zakonisht ndodhë paradoksi, ditë më parë mediat dhanë një informatë se në Maqedoninë e Veriut u regjistrua sekti i Salafistëve. Armiqtë e kombit shqiptar e rrumbullakuan projektin për shkatërrimin e tij dhe vunë gur themelin e luftës vëlla vrasëse të modelit arab.

Klasa politike në hapësirat shqiptare është meritore dhe pjesë e kësaj të keqe. Në vend se të sigurohen vaksina kundër COVID-19, klasa politike shqiptare, krijoj rrethana të përhapjes së një virusi të ri me pasoja të paparashikueshme!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bayern Munich thuajse ka siguruar kalimin për në fazën çerekfinale…