ZPS-ja: Thaçi ishte intervistuar fshehurazi, kishte dhënë deklarata të rrejshme

03 prill 2023 | 11:30

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS)  në Gjykatën Speciale, ka pretenduar se Hashim Thaçi, ka dhënë disa herë intervista fshehurazi në Hagë dhe sipas prokurorit të kësaj zyre, Alex Whiting,  ai ka dhënë deklarata të rreme.

“Hashim Thaçi disa herë fshehurazi në Hagë erdhi për të dhënë intervistë. Gjatë këtyre intervistave, ai mohoi shumëçka për rolin e tij në Shtabin e Përgjithshëm. Përshembull, ai pretendoi se Shtabi nuk kishte asnjë funksion. Këto deklarata bien ndesh me deklaratat që kanë dhënë disa prej të akuzuarve, me deklarata tjera dhe me prova që do ta paraqiten. Përse zoti Thaçi erdhi këtu në Hagë dhe bëri këto pretendime të rreme. Çfarë po përpiqej të fshihte?”, ka thënë prokurori i ZPS-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Besim Selimi B.I, shpall të pavlefshme certifikatën e biznesit më…