ZRrE-ja nuk e zbaton vendimin e Supremes, OEK-ja dorëzon kallëzim penal në Prokurori Speciale

08 dhjetor 2025 | 15:38

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) ka deponuar kallëzim penal në Prokurorinë Speciale kundër kryesuesit dhe anëtarëve të Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE), duke i akuzuar për moszbatim e aktgjykimit të formës së prerë të Gjykatës Supreme dhe për dëm ekonomik ndaj bizneseve.

Sipas OEK-ut, Bordi i ZRrE-së ka injoruar vendimin e gjykatës që kërkon rikthimin e bizneseve të nxjerra me dhunë nga tregu i lirë në skemën e çmimeve të rregulluara, gjë që sipas tyre ka prodhuar kosto historikisht të larta të energjisë për ekonomi dhe qytetarë.

Kallëzimi penal përfshin dyshime për disa vepra penale: mos-ekzekutim të vendimit gjyqësor, keqpërdorim të pozitës zyrtare, shkelje të detyrimit zyrtar, mashtrim në detyrë dhe cenim të interesit ekonomik publik.

OEK-u ka argumentuar se bordi i ZrRE-së ka vepruar në kundërshtim me detyrimin ligjor për zbatim të vendimeve të formës së prerë dhe ka keqinterpretuar qëllimisht aktgjykimin e Gjykatës Supreme, duke shpërfillur pasojat në treg dhe në barrën financiare të bizneseve.

OEK-u ka theksuar se kallëzimi mbështetet në vendimin e Gjykatës Supreme, në dokumentet dhe komunikatat zyrtare të ZRrE-së, si dhe në materialet që, sipas tyre, dëshmojnë dëmin ekonomik të shkaktuar nga vendimmarrja e bordit.

OEK-u e ka vlerësuar si këtë vendim hap të domosdoshëm për të garantuar llogaridhënie dhe për të ndaluar, siç e ka përshkruar, praktikën e vazhdueshme të injorimit të vendimeve gjyqësore në sektorin e energjisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Vigan Qorrolli, ka bërë…