Zuckerberg për keqpërdorimin e të dhënave: Kam gabuar, më vjen keq

10 prill 21:51

Themeluesi i “Facebook” njëkohësisht edhe Drejtori Ekzekutiv i kësaj kompanie, Mark Zuckerberg, është duke dhënë dëshminë e tij para Komitetit të Senatit Amerikan në lidhje me skandalin e përdorimin të të dhënave private të përdoruesve të Facebook nga Cambridge Analytica.

“Tani është e qartë që nuk kemi bërë aq sa duhet që këto mjete të mos përdoren edhe për qëllime negative. Kjo nënkupton lajmet e rreme, ndërhyrjen nga të huajt në zgjedhjet nacionale, fjalorin e urrejtjes, si dhe shkeljen e privatësisë. Nuk kam analizuar aq sa duhet përgjegjësitë tona dhe ky ishte një gabim i madh. Ishte gabimi im dhe më vjen keq. E kam themeluar “Facebook”, udhëheq me të dhe jam përgjegjës për atë çka ndodh këtu”, është shprehur në fjalinë hyrëse themeluesi i “Facebook”, Mark Zuckerberg.

Ai ka insistuar se “Facebook” ka ndërmarrë hapa duke kërkuar nga aplikacioni dhe Cambridge Analytica që të fshijnë dhe të ndërpritnin përdorimin e të dhënave që kishin, dhe sipas tij, ata kishin thënë se kanë bërë një gjë të tillë.

Mirëpo ai potencoi se kishe bërë gabim që u kishte besuar dhe se ishte dashur që të bënin një auditim për këtë gjë.

Cambridge Analytica është një kompani analitike që kishte punuar në kampanjën e Donald Trump në vitin 2016. Pretendohet se kjo kompani ka përdorë një kuiz të personalitetit për të mbledhur të dhëna të përdoruesve të “Facebook” dhe miqve të tyre, duke përfshirë edhe detaje të cilat nuk kishin për qëllim që t’i bënin publike.

Kjo kompani gjithashtu akuzohet se ka përdorë informacionet personale të 50 milionë përdoruesve të “Facebook” për te influencuar në zgjedhje.

Komiteti ka kërkuar dëshminë e Zuckerberg ne lidhje me këtë skandal, që po cilësohet më i keqi në historinë e “Facebook”, në atë se si kompania ka dështuar në mbrojtjen e shërbimeve të tyre nga keqpërdorimet nga palët e treta.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Ramush Haradinaj ka dhënë një intervistë për emisionin Pressing…