Zvicerani Brechbuhl, fitues i çmimit ‘Naim Frashëri’

21 shtator 2018 | 16:31

Poeti zviceran Beat Brechbuhl është laureat i çmimit “Naim Frashëri”, çmim ky që ndahet në kuadër të Festivalit ndërkombëtar të poezisë “Ditët e Naimit”.

Sipas kryetarit të jurisë të këtij festivali, Imer Çiraku, veprat e këtij shkrimtari gëzojnë prej kohësh njohje të gjerë mes lexuesve dhe kanë marrë vlerësime të shumta nga kritika letrare.

“Vlerësohet sidomos poezia e tij, të cilën ai ka nisur ta krijojë dhe ta botojë që në moshën 16-vjeçare. Autori vazhdon t’i qëndrojë ende besnik këtij zhanri, duke përcjellë në vargjet poetike motivet e larmishme dhe me një ekspresivitet dhe ndjeshmëri të thekuar ideoemocionale”, ka thënë Çiraku për “koha.mk”

Brechbuhl ka lindur në vitin 1939, dhe është fitues i shumë çmimeve letrare, ndërsa është anëtar i Panqendrës së Zvicrës dhe anëtar i Shoqatës së Autorëve të Zvicrës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përgatitja e kuadrove të kualifikuar të fuqisë punëtore që reflekton…