Zvicra aprovon vaksinën Moderna

12 janar 2021 | 14:55

Autoriteti kompetent në Zvicër ka miratuar sot vaksinën kundër virusit korona të kompanisë amerikane Moderna.

“Pasi shqyrtoi të gjitha të dhënat e paraqitura mbi sigurinë, efikasitetin dhe cilësinë e vaksinës, Swissmedic sot miratoi përkohësisht përdorimin e vaksinës Moderna në Zvicër”, është thënë në deklaratën zyrtare të Swissmedic, raporton “Reuters”.

Swissmedic më parë kishte dhënë “dritën jeshile” për aplikimin e vaksinës kundër Covid-19 të ndërmarrjes Pfizer/Biontech.

Zvicra ka regjistruar 487 mijë e 357 raste të infektuara me Covid-19. 8 mijë e 421 viktima janë shënuar në këtë shtet si pasojë e këtij virusi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lobi Shqiptar, i cili drejtohet nga Skenderbeg Klaiqi, përmes një…