Zvicra ka rezervat më të mëdha të valutave dhe të arit në Evropë

13 mars 2019 | 11:07

Rezervat më të mëdha të arit dhe valutave të huaja në Evropë janë në Zvicër, sipas të dhënave nga burimi i referencës “World Factbook”, i cili vepron në Agjencinë Qendrore të Inteligjencës të ShBA-së.

Sipas kësaj harte, rezervat e arit dhe të këmbimit valutor në Zvicër arrijnë në 679.3 miliardë dollarë.

Në vendin e dytë është Rusia me ar dhe rezerva valutore në shumën prej 418.5 miliardë dollarësh dhe në të tretën është Gjermania me rezerva valutore dhe ari me vlerë 185.3 miliardë dollarë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lulëzim ETEMAJ Shkrimin tim të fundit, “Zëri i Kosovës, ‘Bota…