Zvicra krijoi 500 vende të reja të punës brenda këtij viti në Kosovë

17 tetor 2022 | 13:30

Ambasada e Zvicrës në Kosovë ka bërë me dije se gjatë këtij viti ka krijuar 500 vende të reja të punës në sektorin privat në vend.

Përmes një njoftimi në “Facebook”, Ambasada e Zvicrës ka thënë se vendet e reja të punës janë krijuar në sektorët e ushqimit dhe përbërësve natyrorë dhe turizmit.

“Zvicra vazhdon të mbështesë krijimin e vendeve të punës dhe rritjen e sektorit privat në Kosovë. Vetëm këtë vit, Zvicra kontribuoi në krijimin e 500 vendeve të reja të punës në sektorët e ushqimit dhe përbërësve natyrorë dhe turizmit”, ka njoftuar Ambasada e Zvicrës në Kosovë.

Në njoftim është thënë se gratë nga komuniteti joshumicë përbëjnë gjysmën e të punësuarve.

“Ne jemi të inkurajuar nga fakti që gratë dhe komunitetet jo-shumicë përbëjnë gjysmën e të punësuarve në këto vende të reja pune”, ka njoftuar kjo ambasadë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur të…