Zvicra pranon 8 500 punëtorë të rinj nga vendet e treta si Kosova, Shqipëria, Serbia…

29 nëntor 2022 | 15:51

Ekonomia zvicerane duhet të jetë në gjendje të vazhdojë të rekrutojë fuqinë punëtore të kualifikuar që i nevojitet në vitin 2023.

Kështu, vitin e ardhshëm, 8500 punëtorë të kualifikuar nga vendet e treta (Kosova, Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut…) do të mund të rekrutohen: 4 500 do të përfitojnë leje qëndrimi (leje B) dhe 4 000 nga një leje qëndrimi afatshkurtër (L leje).

Këta njerëz përfaqësojnë gati 9% të totalit të mbërritjeve brenda popullsisë rezidente të huaj çdo vit, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch.

Gazeta zvicerane Le Canton27.ch ka mësuar nga autoritetet zvicerane, se Berna në vitin 2023 do të lëshojë 3000 autorizime L dhe 500 autorizime tjera B që do të jenë në dispozicion për këtë kategori punonjësish. Si deri tani, ato do t’u jepen kantoneve çdo tre muaj.

Tavanet e vlefshme për ofruesit e shërbimeve nga vendet e BE-së ose EFTA-s, kohëzgjatja e misionit të të cilëve në Zvicër i kalon 90 ose 120 ditë në vit gjithashtu do të ruhen.

Duke pasur parasysh mungesën e fuqisë punëtore që prek disa sektorë dhe pasigurinë e shkaktuar nga lufta në Ukrainë, Këshilli Federal synon të kontribuojë në stabilizimin dhe forcimin e ekonomisë nëpërmjet pranimit të punëtorëve nga vendet e treta ose Mbretëria e Bashkuar, si dhe ofruesit e shërbimeve nga BE ose EFTA.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vetëm 6.7 për qind e fëmijëve nën 5 vjeç në…