Zvicra regjistron fitoren e dytë, Skocia befason Spanjën

28 mars 2023 | 22:49

Në grupin ku është Kosova, Zvicra merr suksesin e dytë radhazi. Ekipi i drejtuar nga Murat Yakin korri një sukses të pastër 3-0 ndaj Izraelit. Golat u realizuan nga Vargas në fundin e pjesës së parë, ndërsa të dytën shënuan edhe Amdouni dhe Widmer.

Zviceranët renditen në vendin e parë me 6 pikë dhe mbeten favoriti kryesor për ta mbyllur grupin si kryesues.

Në Grupin A, Skocia ka surprizuar Spanjën, duke e mundur 2-0. 2 golat e McTominay befasuan skuadrën e De La Fuentes, duke e lënë kështu të dalë nga kjo ndeshje pa asnjë pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Istogu ka triumfuar në finalen e parë të “play-off”-it në…