Zvicra shtrëngon masat për qytetarët nga Kosova

10 shtator 20:54

Zvicra ka shtrënguar masat për ata që ia mësyjnë vendit për turistët nga Kosova. Siç ka njoftuar Ambasada e Zvicrës në Kosovë, nga e hëna, për të hyrë në Zvicër kriter i domosdoshëm është vaksinimi anti-COVID.

Qytetarët e pavaksinuar do të lejohen vetëm në situata “ekstremisht të domosdoshme”. Sipas Sekretariatit të Shtetit për Migrim, kjo ka të bëjë vetëm me rastet e vdekjeve, paraqitjet gjyqësore apo vizitat urgjente.

Masa nuk vlen për shtetasit kosovarë që kanë lejeqëndrim të përhershëm në Zvicër.

Masat e njëjta si për turistët nga Kosova vlejnë edhe për turistët nga Maqedonia e Veriut.

Zvicra po shtrëngon masat ndaj shteteve të Ballkanit pasi pas pushimeve të verës spitalet për COVID-19 në këtë shtet u mbushën me kosovarë e qytetarë të tjerë të huaj. Shumica dërrmuese e pacientëve ishin të pavaksinuar.

Pas përfundimit të pushimeve, autoritetet zvicerane apeluan nëpërmjet mjekëve shqiptarë atje te qytetarët që të vaksinohen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Speciale ia ka vazhduar paraburgimin ish-ushtarit të UÇK-së, Pjetër…