Zyberaj shpallet kampion në garën e vrapimit malor në Turqi

23 korrik 2023 | 16:55

Atleti i suksesshëm kosovar Erzen Zyberaj e ka regjistruar edhe një sukses tjetër në karrierën e tij sportive.

Zyberaj është shpallur kampion në garën e vrapimit malor “Uludag Premium Ultra Trail 100km” në Bursa të Turqisë.

“I lumtur për këtë sukses të arritur me shumë sakrificë dhe vendosmëri. Kjo fitore është dhuratë për Artën time ? Dhuratë për datëlindjen tënde ❤Faleminderit të gjithë shoqërisë që besuat në këtë rrugëtim timin dhe më ndihmuat që së bashku Kosovën ta shohim gjithmonë atje ku edhe e ka vendin sa më lart dhe me më dinjitetet?”, ka shkruar Zyberaj në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Biletat për ndeshjen kualifikuese të rrethit të dytë në Ligën…