
Zyberaj: Vizioni për ShtetNdërtim po mbizotëron si alternativë
03 shkurt 2021
| 23:38
Kandidati për deputet nga radhët e AKR-së, Jetlir Zyberaj i shoqëruar nga Fadil Gashi dhe Mirjeta Kalludra nga LDK-ja e kanë shpalosur plan-programin qeverisës në Gremnik të Klinës.
“Bashkë me kryetarin Fadil Gashi dhe anëtaren e kryesisë së LDK-së, Mirjeta Kalludra, bashkëbiseduam me qytetarët e Gremnikut të Klinës. Vizioni për #ShtetNdërtim po mbizotëron si alternativë”, ka shkruar Zyberaj në profilin e vet në “Facebook”.
Zyberaj është kandidat për deputet me numër rendor 44 në listën e LDK-së për zgjedhjet e jashtëzakonshme që mbahen më 14 shkurt.