Zyrtare: Abazi te Prishtina
                05 gusht 2019
                |  16:16
            
        Futbollisti Leonit Abazi është transferim i ri i skuadrës së Prishtinës. 26-vjeçari nga Gjilani në korrik të vitit 2013 kishte kaluar në Skënderbeun e Korçës – skuadër kjo me të cilën kishte fituar gjithçka çfarë mund të fitohet duke luajtur edhe në grupet e Evropa Ligës.
123 ndeshje të zhvilluara me Skënderbeun (88 kampionale, 8 të Evropa Ligës, 26 për Kupë, 6 ndeshje në kualifikimet e Ligës së kampionëve dhe 5 për Superkupë) duke shënuar 6 gola (4 kampionat, 2 Kupë) dhe 4 asistime.
                        


                                        
                                        
                                        
                                        
                                        