Zyrtare: Art Kurti kishte bërë vetëvrasje

02 gusht 2018 | 11:54

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se ish-aktori i serialit “O sa mirë”, Art Kurti kishte bërë vetëvrasje në prill të këtij viti.

Sipas kësaj prokurorie një gjë të tillë e ka konstatuar Instituti i Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

“Art (Murteza) Kurti, i lindur më 28.12.1995, me vendbanimin e fundit në rrugën ‘Skënderbeu’, p.n., në Gjakovë, ka ndërruar jetë më 24.04.2018, me ç’rast është gjetur nga ana e policisë i vdekur në automjetin e tipit ‘Tauran’ në vendin e quajtur ‘Qafa e Zabelit’ të fshatit Goden të Komunës së Gjakovës. Pas ndërmarrjes së një sërë veprimesh hetimore dhe pas kryerjes së autopsisë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, MA 18-112 të datës 24.04.2018 dhe pas marrjes së raportit të ekspertimit nga ana e Agjencisë së Kosovës për Forenzikë, AKF/2018-1695/2018-1601 të datës 14.06.2018, konstatohet se i ndjeri Arti M. Kurti ka kryer vetëvrasje”, është thënë në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Gjakovë, e cila mban emrin e prokurorit Armend Zenelaj.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë vënien e taksës 25% mbi…