
Zyrtare: Fetahaj përforcon Malishevën
23 qershor 2023
| 11:50
Futbollisti më një karrierë mjaftë të pasur futbollistike, Liridon Fetahaj është transferi më i ri i skuadrës së Malishevës.
Fetahaj ka qenë një nga lojtarët kryesor në rrugëtimin e Lirisë drejtë rikthimit në Superligë, kurse pas përfundimit të kampionatit vendosi të ndahet me këtë skuadër. Ndërsa sot erdhi zyrtarizimi nga Malisheva për arritjen e marrëveshjes me futbollistin në fjalë.
“Klubi njofton se ka kompletuar marrëveshjen për transferimin e Liridon Fetahajt nga Liria në Malishevë. Mirë se vjen Liridon!”, thuhet në njoftimin e Malishevës.