Zyrtare: Frank Lampard emërohet trajner në Chelsea

04 korrik 2019 | 11:53

Chelsea ka zyrtarizuar menaxherin e ri. Klubi londinez ka angazhuar ish – mesfushorin Frank Lampard si menaxher të ri në kontratë trevjeçare.

Lampard është larguar nga Derby County në Championship për të marrë drejtimin e skuadrës ku kishte kaluar 13 vite si futbollist.

Në këtë pozitë, Lampard zëvendëson Maurizio Sarrin i cili është larguar nga Chelsea, duke marrë drejtimin e Juventusit.

Ish-reprezentuesi anglez ka bërë 648 paraqitje me Chelsean, duke fituar 11 tituj me ekipin londinez.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) dhe aleatët e…