Zyrtare: Grenelli emërohet drejtor në detyrë i Inteligjencës Kombëtare

20 shkurt 2020 | 09:29

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump konfirmoi se ambasadori amerikan në Gjermani, njëherësh i dërguar presidencial për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell, do të kalojë në pozitën e ushtruesit të detyrës së Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare.

“Jam i kënaqur të njoftoj se ambasadori ynë shumë i respektuar në Gjermani, Richard Grenell, do të bëhet ushtrues detyre i Drejtorit të Inteligjencës Kombëtar. Rick (Richard Grenell) ka përfaqësuar vendin tonë jashtëzakonisht mirë dhe mezi pres të punoj me të”, ka shkruar presidenti Trump në “Twitter”.

Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare shërben si mbikqyrëse e Komunitetit të Shërbimeve të Inteligjencës që përbëhet nga 16 agjenci të ndryshme zbulimi, më e nohura prej të cilave është Agjencia Qendrore e Inteligjencës (CIA).

Kjo zyrë u krijua pas sulmeve të 11 Shtatorit 2001, për të bashkërenduar punën e agjencive të zbulimit.

Posti i Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare duhet të konfirmohet nga Senati amerikan.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Enver Hoxhaj Putnizmi ka të bëjë edhe me ambicien…