Zyrtare: Guardiola vazhdon kontratën me Cityn

23 nëntor 2022 | 12:07

Pep Guardiola do të jetë trajner i Manchester Cityt deri në vitin 2025. Ka qenë vetë klubi anglez ai që ka zyrtarizuar zgjatjen e kontratës me teknikut spanjoll edhe për dy vite të tjera.

Deri më tani, Guardiola i ka fituar 11 trofe të rëndësishëm, duke përfshirë katër nga pesë titujt e fundit të Premierligës. Në të gjitha garat, ai ka fituar 271 nga 374 ndeshjet që ka drejtuar, pra ka pasur sukses të plotë në 72.4% të tyre.

“Jam shumë i kënaqur që do të qëndroj te Manchester City edhe për dy vite të tjera. I falënderoj të gjithë në klub që më besuan. Jam i lumtur dhe ndihem këtu. Kam gjithçka që më nevojitet për ta bërë punën time sa më mirë. Unë e di se kapitulli tjetër i këtij klubi do të jetë i mrekullueshëm për dekadën e ardhshme. Kjo ka ndodhur gjatë dhjetë viteve të fundit dhe do të ndodhë në dhjetë vitet e ardhshme, sepse ky klub është shumë i qëndrueshëm. Unë kam besim se mund të arrijmë më shumë së bashku dhe kjo është arsyeja pse unë dua të qëndroj dhe të vazhdoj të luftoj për trofe”, ka thënë Guardiola.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës  në mbledhjen e sotme e ka miratuar…