
Zyrtare: Krasniqi përforcon Dritën
30 maj 2022
| 21:38
Besnik Krasniqi është transferi i skuadrës nga Gjilani, Dritës.
Klubi nënkampion i Kosovës e ka prezantuar Krasniqin, i cili ishte pjesë e Prishtinës dhe disa klubeve tjera në Kosovë e Shqipëri.
Njoftimi i plotë nga FC Drita:
Besnik Krasniqi nënshkruan me ne.
Ju njoftojmë që klubi jonë FC DRITA ka arritur marrëveshje me mbrojtësin e krahut të djatht Besnik Krasniqi.
Marrëveshja është arritur sot ku në ambientet e klubit lojtari është prezantuar nga drejtori sportiv z. Valon Zymberi i cili i dëshiroi suksese lojtarit në klubin tonë.
Besniku ka qenë pjesë e shumë ekipeve nga Kosova dhe Shqipëria dhe së fundmi ishte pjesë e Prishtinës.
Mirë se vjen Besnik??
FC DRITA⬜️?