Vela i reagon Petkoviqit: S’mund ta zbardhni të kaluarën e Vuçiqit, ishte në listën e zezë të BE-së

30 maj 2022 | 21:37

Shefi i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela, i ka reaguar ashpër drejtorit të zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviqit, i cili tentoi ta paraqiste Vuçiqin si ruajtës të paqes.

Vela i ka replikuar Petkoviqit përmes një cicërime në tëitter, duke i përmendur të kaluarën e Vuçiqit, kur ai aspak nuk i shërbente paqes në rajon.

“Pjesa tjetër e rajonit nuk ka një kujtesë kaq të shkurtër si ju. Pra, na kurseni leksionet tuaja.

Ne i kujtojmë shumë mirë ditët “radikale” të Vuçiqit kur ai i shërbeu “paqes” në rajon, gjë që i dha atij një vend në listën e zezë të BE-së në vitin 1999!

Ju nuk mund ta zbardhni të kaluarën e tij, edhe nëse jeni përpjekur”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar…