Zyrtare: Kurti shkarkon kryeshefin ekzekutiv në Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”

07 prill 2020 | 17:45

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur një konferencë për media përmes së cilës njofton se sot është mbajtur mbledhje e jashtëzakonshme nga bordi i përkohshëm i Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, të cilën është vendosur të shkarkohet zv.shefi ekzekutiv, zyrtari kryesor financiar dhe është kthyer në pozitën e mëparshme ushtruesi i kryeshefit ekzekutiv që është si drejtor për konsumatorët.

“Nuk është shkarkuar auditori i brendshëm që kishte kryer punën e tij me profesionalizëm dhe përpikëri”, ka deklaruar Kurti.

Ai tha se vendimet janë marrë në përputhje me ligjin për ndërmarrjet publike me qëllim të ndaljes së degradimit dhe ruajtjes së parasë publike të qytetarëve. “Bordi i përkohshëm është detyruar të marrë masa të shpejta pasi ujësjellësi “Prishtina” në tri vitet e fundit kishte pësuar rrënim. Kompania kishte pësuar humbje prej 751 mijë euro në vitin 2018, kishte marrë opinion të keq të auditorit të jashtëm…Edhe pse operonte me humbje, menaxhmenti kishte paguar bonuse për punëtorë prej 110 mijë eurosh”, tha Kurti ndër të tjera.

Ndryshe, gazeta “Epoka e re”, gjatë ditës ka raportuar për shkarkimet e bëra gjatë ditës së sotme,  të cilat më pas u prezantuan në konferencë.

https://www.epokaere.com/https-www-epokaere-com-ekskluziv-bordi-i-perkohshem-i-kru-prishtina-shkarkon-zyrtaret-e-larte-te-kesaj-ndermarrje/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Foshnja pesëmuajshe e cila ishte infektuar me koronavirus dhe po…